13 të lënduar në një aksident në Grackë të Vjetër të Lipjanit

13-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-gracke-te-vjeter-te-lipjanit

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo./Lajmi.net/