0.1, 0,0 dhe 0,0: Këtu janë rezultatet e tre kandidatëve të VV-së në Shqipëri

0.1,-0,0-dhe-0,0:-ketu-jane-rezultatet-e-tre-kandidateve-te-vv-se-ne-shqiperi

Në bazë të rezultateve të deritashme, të publikuar orën e fundit [15:30], kandidati Boiken Abazi ka marrë 0,12 për qind të votave – duke qenë kandidati më i votuar i partisë së Kurtit.

Pas tij, është Iliaz Shehu që ka marrë vetëm 0,03 për qind. Ndërsa kandidati Kreshnik Merxhani ka marrë vetëm 0,01 për qind të votave, përcjell Periskopi.

Deri tash, PS-ja e Edi Ramës ka 48,77 për qind ndërsa PD-ja e Lulzim Bashës ka 39,29 për qind.

LSI-ja e Ilir Metës ka marrë pak mbi 7 për qind.

Kurti është kritikuar ashpër për votimin e tij dhe pjesëmarrjen në fushatën e Shqipërisë. /Periskopi