​Zemaj lavdërohet për vizitën që kishte bërë në veri: Pa eskorta e pa blinda

​zemaj-lavderohet-per-viziten-qe-kishte-bere-ne-veri:-pa-eskorta-e-pa-blinda

Zemaj ka shkruar në Facebook se në zgjedhjet lokale ka shkuar në vizitë të një nga qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, për të mbikqyrë zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës në parandalim të Pandemisë Covid-19.

“Pa eskorta e pa blinda, me inspektor sanitar dhe personel te MSh-së”, ka shkruar ai.

Këtë reagim ai e ka lëshuar pas incidentit të sotëm në veri, ku një grup serbësh ndërprenë vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit. /Lajmi.net/