​PSD: Arben Vitia – “Dr. Hipokriti”

​psd:-arben-vitia-–-“dr.-hipokriti”

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se kanë pasur leje për organizimin e këtij aksioni simbolik dhe se ai nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës pas përfundimit të këtij aktiviteti.

Molliqaj tha se nuk janë kundër masave të qeverisë në tërësi, por janë kundër vendosjes së orës policore nga 22:00-06:00 të mëngjesit, duke e quajtur këtë një masë shabllon.

Aktivistët e PSD-së kanë shkruar grafitë duke iu referuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, si “Dr. Hipokriti”, për shkak se për këtë të fundit u raportua se mori pjesë në një tubim të Vetëvendosjes ku festohej përvjetori i themelimit të kësaj partie, duke mos respektuar masat antiCOVID. /Lajmi.net/