​Protesta masive kundër masave anti-COVID në Australi, arrestohen 200 persona

​protesta-masive-kunder-masave-anti-covid-ne-australi,-arrestohen-200-persona

Vendi regjistroi shifra rekord të infektimeve Covid që nga fillimi i pandemisë.

“Pavarësisht se sa shumë punojmë, pavarësisht nëse 99 % e njerëzve po bëjnë gjënë e duhur, ekziston një element i Delta që askush nuk mund ta kontrollojë,” tha Kryeministri i NSW Gladys Berejiklian për mediat.

“Mënyra më e mirë që mund të presim për lirinë është duke u siguruar që të vaksinohemi.”

Një shpërthim në rritje i rasteve të reja në shtetin e Victoria të Melburnit gjithashtu bëri që urdhrat e qëndrimit në shtëpi të shtriheshin në të gjithë shtetin të shtunën.

Por urdhrat e shëndetit publik të Melburnit nuk i penguan mijëra njerëz të protestonin kundër rregullave të bllokimit, me policinë që përpiqej t’i shpërndante.

Shtatë oficerë u plagosën dhe më shumë se 200 persona u arrestuan në protestën “e dhunshme dhe të paligjshme”, tha Policia e Victoria në një deklaratë.

“Ndërsa kishte disa protestues paqësorë të pranishëm, shumica e atyre që morën pjesë erdhën me dhunën në mendje,” thanë ata.

Rreth një e treta e popullsisë Australiane është plotësisht e vaksinuar, por varianti Delta kërcënon rikthimin e pandemisë.

Australia ka regjistruar mbi 42,000 raste në një popullsi prej mbi 25 milionësh që nga fillimi i pandemisë, dhe 974 vdekje të lidhura me virusin.