​Protesta kundër masave antiCOVID-19 në Vjenë, dhjetë të arrestuar

​protesta-kunder-masave-anticovid-19-ne-vjene,-dhjete-te-arrestuar

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer dhe kreu i Policisë së Vjenës Gerhard Purstl thanë sonte, në një deklaratë të shkurtër për mediat, se protestuesit u përpoqën të hynin në parlament.

Nehammer theksoi se policia kishte një “detyrë shumë të vështirë”.

“Pati madje një përpjekje për të hyrë në parlament. Mësimi është se ne duhet të përshtatemi edhe më shumë me taktikat e demonstruesve,” deklaroi ai.

Nehammer kritikoi Partinë e Lirisë së Austrisë (FPO) për inkurajimin e protestuesve.

Ndërsa, Purstl tha se 850 aktakuza janë ngritur dhe 10 persona u arrestuan.

Përndryshe policia ndaloi demonstratat e paralajmëruara kundër masave antiCOVID gjatë fundjavës, por përmes rrjeteve sociale u bë thirrje për një “shëtitje”.

Midis pjesëmarrësve në marshimin e protestës ishin, përsëri, neo-nazistë dhe mbështetës të krahut të djathtë, të cilët policia pretendon se dëshirojnë të abuzojnë me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kufizimeve të lirive për shkak të luftës kundër pandemisë.