​Policia e Kosovës në zbatim të masave antiCOVID-19 anembanë vendit

​policia-e-kosoves-ne-zbatim-te-masave-anticovid-19-anembane-vendit

Masat e fundit qeveritare parashohin ndalimin e qarkullimit për qytetarët dhe mbylljen e aktiviteteve të gastronomisë në të gjithë vendin prej orës 22:30 deri në 5:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Realizimi i planeve operacionale policore në interes të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimi i masave antiCOVID-19 vazhdojnë të mbeten prioritet, thotë Policia e Kosovës, e cila falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar dhe apelon për respektim të masave antiCOVID-19./Lajmi.net/