​Përfundon numërimi i votave për Kamenicë

​perfundon-numerimi-i-votave-per-kamenice

Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – 59. Në vendin e dytë renditet Qëndron Kastrati nga PSD me 49.

Këta të dy do të ndeshen në garën e balotazhit më 14 nëntor, pasi në raundin e parë asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

Ndërkaq, Faton Jakupi nga AAK ka marrë 19 vota, Jeton Biqkaj LDK 9, Muhamed Kallaba PDK 7 dhe Albert Sermaxhaj Nisma dy vota.