​Përfundon fushata zgjedhore

​perfundon-fushata-zgjedhore

Partitë politike për 10 ditë patën mundësinë që të shpalosin ofertat e tyre qeverisëse, ndërsa tani mbetet në vullnetin e qytetarëve që të votojnë për partitë që ata mendojnë që i përfaqëojnë interesat e tyre.

Kujtojmë se të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielnë në ora 07:00 të mëngjesit do të hapen kutitë e votimit.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.

Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Në këtë pjesë që nga viti 2013 proceset zgjedhore si ato lokale dhe të përgjithshme, zakonisht janë ndihmuar edhe nga misioni i OSBE-së. Por kësaj radhe është hera e parë që zgjedhjet në tërë territorin e vendit organizohen vetëm nga KQZ-ja./Lajmi.net/