​Osmani: Mbrojtja e pragut të shtëpisë dëshmia autentike e luftës së drejtë për liri

​osmani:-mbrojtja-e-pragut-te-shtepise-deshmia-autentike-e-luftes-se-drejte-per-liri

Osmani ka shkruar në Facebook se në përpjekjen treditëshe të tyre për t’u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.

“Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot. I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën guximin për t`u bërë therorë të lirisë”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/