​Oslo shtrëngon masat antiCOVID-19

​oslo-shtrengon-masat-anticovid-19

Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 mars, përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe dyqaneve me mallra sekondare. Do të rekomandohet shmangia e takimeve dhe vizitave në shtëpi, ndërsa kufizimet e reja do të futen në shkollat e mesme.

Perfekti i Bashkisë së Oslos, Raymond Johansen i bëri thirrje popullatës që të bëjë një përpjekje të re për të parandaluar përhapjen e virusit.

Autoritetet norvegjeze thanë se më shumë se 50 për qind e të infektuarve në vend ishin infektuar me një lloj i ri i virusit korona.