​Nesër seancë plenare, diskutohet për arsimin dhe rrymën në veri

​neser-seance-plenare,-diskutohet-per-arsimin-dhe-rrymen-ne-veri

Seanca është paraparë të nis në ora 10:00, transmeton lajmi.ent.

Po ashtu në seancën e nesërme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

 

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

 

  1. Pyetjet parlamentare,

 

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

 

  1. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

 

  1. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës./Lajmi.net/