​Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

​ministra-e-financave-jep-detaje-rreth-sulmit-te-sotem-kibernetik

Ministra e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Në një komunikatë për media thuhet se Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.

Konfirmimin për sulmin kibernetik për lajmi.net e dha edhe ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se kanë pranuar informatën për këtë sulm, por që tashmë po merren me rastin për të ditur nga afër se çfarë ka ndodhur.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai.

Pas kësaj lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se është raportuar për dy sulme kibernetike në dy institucione të ndryshme.

“Informata e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku d shohet të kenë ndodhur”.

Ndryshe përpos këtij sulmi në MF, për një sulm tjetër kibernetik u raportua të ketë ndodhur në kuadër të Telekomit të Kosovës, por që nga Vala e kanë deklaruar të kundërtën e që sipas tyre ky raportim është vetëm sajim, pasi që nuk ka pasur ndonjë sulm në kuadër të Telekomit./Lajmi.net/