​Me sëpatë në dorë, 37-vjeçari kërcënon komisionarët në qendrën e votimit

​me-sepate-ne-dore,-37-vjecari-kercenon-komisionaret-ne-qendren-e-votimit

Një 37-vjeçar, i identifikuar si Mikel Postolli, me një shishe molotov në dorë bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim se do të digjte kutitë e votimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur shtetasi Postolli është shfaqur para kishës së fshatit dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Si të mos mungonte ky akt i rëndë, autori ka publikuar live për ndjekësit e tij në rrjetin Facebook, prej fillimit e deri në përplasjen me policinë. Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar komisionarët me sëpatë në dorë, se do digjte kutitë e votimit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici Mikel Postollin, rreth 30 vjeç, për të cilin banorët thonë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Banorët shprehen më tej se shtetasi i lartpërmendur jeton një varfëri ekstreme, në fshatin Havales, në shtëpinë e njerkës. E ëma e ka lënë jetim që në moshë të vogël, ndërsa babai i tij ka ndërruar jetë rreth 3 muaj më parë./tch

https://youtu.be/Aj48BqTF1D4