​Maqedoni Veriore: 314 raste të reja dhe 27 viktima nga COVID-19

​maqedoni-veriore:-314-raste-te-reja-dhe-27-viktima-nga-covid-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 150.588, ndërsa ai i viktimave në 4.677.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 557 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë ka shkuar në 129.053.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16. 858.

Që nga shpërthimi i epidemisë, autoritetet shëndetësore në vend kanë kryer 709. 457 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.362 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit./Atsh