​Lajçak deklarohet për zgjedhjet në Kosovë: Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet

​lajcak-deklarohet-per-zgjedhjet-ne-kosove:-qytetaret-kane-bere-qe-zeri-i-tyre-te-degjohet

Lajçak thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.

Ai thekson se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.