​Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

​konjufca-uron-besimtaret-ortodoks-per-pashket

“Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, thuhet në urim. /Lajmi.net/