​Haradinaj pret rritje të numrit të deputetëve të AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

​haradinaj-pret-rritje-te-numrit-te-deputeteve-te-aak-se-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit

“Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, tha Haradinaj në emisionin Pressing të T7.

Ai ndërkaq në zgjedhjet parlamentare pret fitoren e Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

“Sa i përket garës për kryeministër, besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera për të fituar”, tha Haradinaj.

Sa i përket kandidaturës për president, i pari i AAK-së tha se kjo lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova.