​Haradinaj për vizitën e Osmanit e Kurtit në veri: Ishte e papërgatitur

​haradinaj-per-viziten-e-osmanit-e-kurtit-ne-veri:-ishte-e-papergatitur

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente nga kjo listë Vjosa Osmani, janë përballur dje me fyerje nga serbët në Mitrovicën e Veriut, pas një tubimi që kishin mbajtur atje.

Vizita e Osmanit dhe Kurtit nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është vlerësuar e papërgatitur.

“Ajo (Osmani) është dashur të konsultohet me mekanizma të sigurisë dhe vizita do të shkonte shumë mirë. Institucionet tona kanë kapacitet të organizojnë vizitën e shefit të shtetit në çdo pjesë të shtetit”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7, duke shtuar se vizita e Osmanit dhe Kurtit në veri ishte e papërgatitur.