​Deputetët nuk pajtohen për fillimin e intervistimit të kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së

​deputetet-nuk-pajtohen-per-fillimin-e-intervistimit-te-kandidateve-per-anetare-te-bordit-te-rtk-se

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj propozoi që intervistimi i tyre të fillojë këtë të hënë, por që pavarësisht polemikave deputetët nuk u dakorduan për kohën.

“Prej të hënës në ora 9-të mundemi me fillu intervistimin e kandidatëve. Do të shkojmë me formën e intervistimit me gojë, e di që ka me zgjat. Na duhet planifikimi javor”, tha ai.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja rekomandoi që intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, të fillojë të premten e ardhshme, pasi sipas tij, e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për nguti.

“A mundemi me e lënë të premten ose të hënën e ardhshme, jo këtë që po vjen, në mënyrë që të gjithë deputetët të përgatiten për të qenë të pranishëm në secilën intervistë. 1 nëntori kishte me qenë mirë në mënyrë që me qenë prezent të gjithë”, u shpreh ai.

Edhe deputetët e tjerë të pranishëm treguan hezitimetet e tyre për caktimin e një date qysh sot, kurse mbledhja përfundoi me largimin e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi./Lajmi.net/