​Dendias informon Lajçakun për vizitën e tij në Kosovë

​dendias-informon-lajcakun-per-viziten-e-tij-ne-kosove

“Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë,” shkruan Dendias në Twitter.

Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.