​Danimarka përjashton vaksinën “Johnson and Johnson” nga programi i vaksinimit

​danimarka-perjashton-vaksinen-“johnson-and-johnson”-nga-programi-i-vaksinimit

Sipas Reuters, autoritetet shëndetësore daneze pritet të deklarohen rreth kësaj vaksine më vonë këtë javë.

Efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson nuk ishte aq i lartë në parandalimin e sëmundjes së lehtë se sa efikasiteti i vaksinës Pfizer dhe Moderna në studimet e tyre.

Vaksina Johnson & Johnson mund të ruhet në një frigorifer normal për të paktën tre muaj, duke e bërë atë më të thjeshtë për përdorim sesa vaksinat e tjera që duhet të mbahen të ngrira.

Dhe meqënëse është një dozë e vetme vaksine, nuk kërkon një vizitë vijuese për një doze përforcuese.

Kjo do të thotë se mund të jetë veçanërisht e dobishme në situatat ku individët mund të kenë vështirësi të kthehen për një doze përforcuese.