​Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve

​bore-ne-kroaci,-nderpriten-disa-linja-te-trageteve

Për shkak të reshjeve të borës në pjesë të autostradës Adriatik, qarkullimi është i ndaluar për autobusë me dy nivele, automjete me karvanë, motoçikleta, automjete shpërndarëse dhe automjete me hapësirë të mbuluar të ngarkesave.

Mediat kroate raportojnë se për shkak të erërave të fuqishme nga jugu, të cilat krijojnë valë të larta prej disa metrave në detin e hapur, të gjitha linjat që lidhin Splitin me ishujt qendrorë të Dalmacisë janë ndërprerë.