​Ambasadori gjerman uron Kurtin për fitoren, ia përmend sfidat me të cilat do të përballet

​ambasadori-gjerman-uron-kurtin-per-fitoren,-ia-permend-sfidat-me-te-cilat-do-te-perballet

Përmes një statusi në Twitter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde.